ARKATANA

Jashari: Ju tregoj kriminelët që shëtisin në veri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Faik Jashari nga Mitrovica përforcon dëshminë e një serbi nga Mitrovica, i cili ka denoncuar dy serbë nga Kosova, që, sipas tij, kanë kryer krime gjatë luftës. Dëshmia e një serbi nga Mitrovica për natën e 24 marsit të vitit 1999 ka rikthyer kujtime të tmerrshme në familjen Jashari në Mitrovicë – shkruan gazet Tribuna.

Dëshmitari ‘Y’ ka përmendur një rast që ka ndodhur e ku është përfshirë edhe familja Jashari.

Ky dëshmitar ka thënë se ditën e 24 marsit , D.B., me armën e tipit kallashnikov, është futur në bodrumin e banesës në rrugën “Vlada Cvetkoviq Nr. 5/1”, kurse tash është numër 26.

Aty në bodrum thotë se ka pasur shumë fëmijë dhe të rritur shqiptarë.

Uji Dea

“Në këtë rast fëmija Linda Jashari, vajza e Faik Jasharit, ka pësuar trauma dhe stres të madh dhe nga frika e ka shkëputur më dhëmbë buzën dhe gjuhën e vet. Ai fëmijë në atë kohë ka pasur 9 vjet”, ka thënë ‘Y’.

Krejt këto të dhëna i kujton me përpikëri Faik Jashari, babai i vajzës që pretendohet se ka pësuar trauma.

Jashari, i cili që nga ajo natë kurrë nuk është kthyer në banesën e tij në rrugën “Vlada Cvetkoviq”, në veri të Mitrovicës, rrëfen tërë ngjarjen që ka ndodhur natën kur bombat e NATO-s sulmuan forcat e policisë dhe ushtrisë së regjimit të Millosheviqit.

“Kemi qenë aty brenda të gjithë dhe kanë hyrë njerëz me maska të armatosur duke na pyetur për emrat dhe mbiemrat. Normalisht se fëmijët janë frikësuar, por edhe ne. Unë e kam njohur njërin nga ata që ishinme maska. Ai ishte fqinji im Nenad Vuçetiq”, thotë Jashari.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.