ARKATANA

Jashari: As projektet e gatshme ky pushtet nuk po mundet t`i implementoj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hidajete Jashari Latifi nga shoqëria civile thotë se pushteti komunal edhe pse shumicën e projekteve i ka gjetur të gatshme nuk po është në gjendje që ato t`i realizojë dhe implementojë. Kjo qeverisje vërtet po duket shumë qesharake dhe cinike sepse po e kalon kohën kot shprehet ajo.

Hidajete Jashari Latifi nga shoqëria civile thotë se Projektit “Rregullimi i Infrastrukturës te shkollat e mesme në Gjilan” iu është dashur dy vite vonesë në kohë vetëm e vetëm që pushtetarët të duket se po punojnë. “Ky projekt është i hartuar që në vitin 2013, dhe deri më tani nuk keni ndryshuar asgjë as edhe kontraktorin (punëkryesin), qenka i njëjti. Juve iu është dorëzuar projekti në dorë Rregullimi i Infrastrukturës te shkollat e mesme në Gjilan në fazën përfundimtare, faza kualifikimit të punëkryesit. Këto dy vite i keni humbur kot së koti me këtë projekt” ka shkruar Jashari.

Uji Dea

Jashari thotë se mungesa e ekspertëve në Partneritetin Publiko Privat dhe përpiluesve të projekteve, po e bënë këtë qeverisje të duket cinike dhe qesharake. “Keni edhe shumë projekte tjera të gatshme si ky që e keni “nisur” tani që iu duhet vetëm të implementohen, por siç duket, stafi juaj nuk është në gjendje as për fillim të implementimit e lërë më të krijoj projekt. Këto dy vite keni arritur “sukses të madh”, vetëm dy projekte, ky te shkollat e mesme, parku i fëmijëve Dardania dhe çerdhja në Lagjen Dardania), shumë shumë qesharak dhe cinik sa që nuk jeni të gatshëm t`i realizoni as ato projekte që i keni të gatshme në tavolinë” tha me ironi Jashari./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.