FITORJA

Jasharaj paralajmëron Qeverinë: Ose bisedojmë, ose shkojmë në grevë të përgjithshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë protestës së sotme, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj paralajmëroi Qeverinë se nëse nuk miratohet Ligji për Paga, vendi do të shkojë në greva të përgjithshme.

“Qeveri, ne po i lutemi zotit të këndelleni e t’i realizoni kërkesat tona, në të kundërtën do të ndërmarrim veprime më të rënda që ne nuk i duam, por ju si duket po i doni.. Heshtja e Qeverisë, ikja nga dialogu, tregon që ne kemi të drejtë, tregon se ne e duam ligjin e pagave”, tha ai.

FITORJA

Ai më tej ka thënë se nuk po flasin në emër të BSPK-së, por në emër të të gjithë punëtorëve dhe se është turp që Qeveria nuk po i përfill kërkesat.

“Qeveria po e sheh se sot s’po flet Atdhe Hykolli, as Rrahman Jashari, as Ali Gashi, por punëtoria e Kosovës. Qeveri, këta janë njerëzit e tu dhe i kanë sytë drejt teje dhe është turp të qëndroni nën hije, në Amerikë e gjetkë e të mos vini këtu e t’ua thoni të vërtetën këtyre njerëzve që po rrinë në diell, dilni e flisni çka keni për të thënë”, shtoi ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.