KKVITI

Jasharaj paralajmëron Kurtin: Nëse s’plotësohen këto tri kërkesa, pasojnë grevat

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka folur për kërkesat e sindikatës që ai udhëheq drejt qeverisë së re që pritet të formohet së shpejti.

Ai ka uruar që Kurti të emërojë në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë një ministër që është për bashkëpunim dhe dialog.“Me qeverinë në ardhje urojmë që fillimisht të vie një ministër që e don bashkëpunimin dhe dialogun. Së pari do të bëjmë kërkesë që shteti i Kosovës ta ketë prioritet arsimin dhe e dyta do të kërkojmë përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, pasi që shkollat tona duken bukur nga jashtë por përbrenda janë të zbrazëta pasi që mungojnë teknologjia, mjetet, kushtet bashkëkohore. Tjetër, do të angazhohemi me Qeverinë e re që të hiqen ato defekte që i ka thënë Kushtetuesja për Ligjin për Paga dhe ky ligj të implementohet, pasi që me implementimin e tij më nuk do të ketë as greva lidhur me paga pasi që do t’i rregullonte ligji”, ka thënë Jasharaj në një prononcim për Periskopin.

HW

Kërkesa e tretë e SBASHK-ut drejt qeverisë së re, ka të bëjë me Ligjin për Sigurime Shëndetësore, i cili sipas Jasharajt është mjaft i rëndësishëm.“Do të angazhohemi edhe me sindikatat e tjera për Ligjin mbi Sigurimet Shëndetësore, pasi që ky ligj është miratuar nga parlamenti por asnjëherë nuk është implementuar dhe ne shohim që mësimdhënësit edhe kur sëmuren duhet të kujdesen personalisht për shëndetin e tyre, andaj edhe si i gjithë populli kanë shpenzime”, ka thënë Jasharaj.

Në fund, Jasharaj ka thënë se nëse SBASHK-u nuk gjen mirëkuptim me qeverinë e re përmes dialogut, atëherë nuk ka mohuar veprime eventuale sindikale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.