ARKATANA

Jasharaj: Një grevë e “heshtur” veçse ka filluar te mësimdhënësit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) po këmbëngul në kërkesat e tyre.

Ata tash e sa kohë nuk po pajtohen me Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit.

Për mos realizimin e kërkesave këta të fundit po paralajmërojnë grevë.

Por kjo grevë s’do të jetë e zakonshme, por “e heshtur”.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur rreth kësaj çështjeje.

Ai tha se greva e heshtur do të thotë “kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje”.

Jasharaj tha se mësimdhënësit e arsimit s’po kanë mundësi të japin kontributin e tyre të plotë.

“Më e keqe se greva publike është ajo e heshtur, sepse atë publike të gjithë e dimë që shkollat janë të mbyllura dhe nxënësit janë në shtëpi, greva e heshtur është me të punësuar të pakënaqur me pagat. Kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje. Mësimdhënësit nuk po e japin kontributin që duhet ta japin, pasi janë të zhgënjyer”, tregon Jasharaj.

FIDANISHTJA

Jasharaj tha se kjo greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë aktualisht e pranishme nën heshtje.

Ironike e ka vlerësuar Jasharaj rritjen e pagës prej 28 eurove për mësimdhënësit.

“Greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë nga pakënaqësitë që janë tani e greva mund të jetë aktuale dhe e pranishme diku më shumë e diku më pak. Ndryshimi i koeficientit ka qenë ngritje e pagës prej 28 euro, ironike”, u shpreh ai për Front Online.

Jasharaj ka shprehur një kërkesë për ministren e Arsimit dhe kryeministrin.

Ai ka thënë se në mënyrë që të mos vijë puna deri te greva, duhet të reflektojnë ata në pakënaqësitë e mësuesve.

Jasharaj vendimet e Qeverisë për koeficientin i ka vlerësuar jodinjitoze.

“Mësimdhënësit po shprehin pakënaqësi çdo ditë, kanë shprehur pakënaqësi në SBASHK ndaj ligjit jo i qëlluar i qeverisë. Për mos të vjen koha për grevë qeveria e ministria duhet të dëgjojë zërin e mësimdhënësve, vlera më e rritur e koeficientin nuk do t’i bënte më të pasur mësimdhënësit, por vetëm një lehtësim për çmimet e rritura. Qeveria me tekat e saj merr vendime jodinjitoze për koeficientin e ligjin e pagave”, tha Jasharaj.

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajtur në fillim të vitit shkollor 2022-2023, ku zgjati një muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.