FITORJA

Jasharaj: Mësuesi mbajti gjallë shpresën për liri në vitet e 90-ta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka vlerësuar lart kontributin e mësimdhënësve gjatë kohës së okupimit serb, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një shkrim të tij, Jasharaj shprehet se mësuesi ka mbajtur gjallë shpresën për liri në vitet e 90-ta dhe ka shpërndarë frymën atdhetare te nxënësit.

“Duke festuar 25 vjetorin e lirisë së Kosovës njeriu kthen kujtesën nëpër shekuj, dekada e vite dhe lartëson kujtimin për gjithë ata që bënë angazhime sublime për lirinë e Kosovës. Nëpër këto ngjarje e angazhime mësuesi është aty. Mësuesi mbajti gjallë shpresën për liri në vitet e 90-ta duke bërë dritë kundër errësirës e duke shpërndarë frymën atdhetare te nxënësit. Mësuesit krenohen sot e gjithmonë edhe me nxënësit e tyre që iu përgjigjen thirrjes së atdheut dhe me emblemën e UÇK-së zhvilluan beteja të lavdishme duke larguar retë e zeza e duke i hapur rrugë rrezeve të lirisë. Krenohen me veprat e dëshmorëve të rënë për të mos vdekur kurrë dhe të heronjve të gjallë. Mësuesit për jetë e mot u janë mirënjohës edhe miqve ndërkombëtarë që ndihmuan realizimin e ëndrrës sublime të popullit tonë për liri”, tha ai.

Uji Dea

Më tej kryetari i SBASHK-ut u ka bërë thirrje punëtorëve të arsimit që të kryejnë obligimin në klasë me nxënësit dhe të mos harrohen sakrificat e atyre që u angazhuan për lirinë e vendit.

“Punëtorë të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete urime 25 vitet e lirisë së Kosovës . Ta kryejmë obligimin në klasë me nxënësit e kudo jemi që të mos harrohen sakrificat e atyre që u angazhuan me pendë dhe atyre me pushkë përlirinë e atdheut”, u shpreh Jasharaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.