GRANDEMALL

Jasharaj i reagon zv.ministrit për pagën e 13-të: Ka ardhur vonë në detyrë, kjo çështje është e rregulluar me kontratë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë (SBAShK) ka kërkuar nga MAShT-i që mësimdhënësve të dalluar tu jepet paga e 13-të.

Pas kësaj kërkese ka reaguar zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.

Ai ka thënë se nuk ka kërkesë zyrtare lidhur me këtë çështje.“Nuk ka ndonjë ftesë zyrtare, e as ndonjë iniciativë zyrtare për diçka të tillë”, deklaroi Kelmendi për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i është kundërpërgjigjur këtij të fundit lidhur me deklaratën.

Fundamenti

Duke ju referuar Kelmendit, Jasharaj tha se ai ka ardh vonë në këtë detyrë.Sipas Jasharajt, zëvendësministri i Arsimit duhet ta dijë që çështjet e rregulluara me kontratë nuk kanë nevojë për kërkesë individuale.

“Z.Taulant ka ardh vonë në këtë detyrë e ai duhet ta dijë që çështjen që janë të rregulluara me kontratë nuk ka nevojë për secilin të bëhet kërkesë veç e veç por këtë kërkesë të dërgojnë tek personeli arsimor dhe DKA-së së punëdhënësve”, ka deklaruar Jasharaj për Front Online.

Kreu i SBASHK-ut tha se e drejta e çdo mësimdhënësi është ta kërkojnë të drejtën e tyre.Duke aluduar në rezultatet e dobëta në testin ‘PISA’, Jasharaj thotë se kjo mund të jetë pengesë që mos të realizohet kjo kërkesë.

“Është e drejtë individuale e mësimdhënësve ta kërkojnë një të drejtë që ja siguron kontrata kolektive. Vendimi është marr kur është nënshkruar kontrata dhe kjo çështje është rregulluar në kontratën kolektive, por për tu realizuar kjo e drejtë lidhët edhe me arritjet më të larta. Neve na gjeti me një situatë të keqe edhe rezultatet në PISA dhe mund të jetë pengesë që të realizohet kjo kërkesë e secilit individë“, është shprehur ai

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.