FIDANISHTJA

Jasharaj: Grevën po e nisim, s’tërhiqemi nga kërkesat

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat të martën e kësaj jave. Jasharaj ka konfirmuar për Tribunën se nëse nuk iu plotësohen kërkesat që i kanë do të futen në grevë të përgjithshme, që sipas tij, nuk e dëshirojnë.

Gazeta Tribuna: Keni paralajmëruar grevë për të martën. Cilët janë hapat që do t’i ndërmerrni?

Jasharaj: Sindikata e Arsimit do të mbaj një orë grevë të martën për t’i treguar edhe opinionit edhe institucioneve dhe Qeverisë se SBASHK-u po fillon me veprimet e përshkallëzuar sindikale ashtu siç parashihet edhe me ligjin e grevës por edhe me konventat ndërkombëtare.

Gazeta Tribuna: A do ta vazhdoni grevën edhe ditët tjera?

Jasharaj: Pas kësaj duke u bazuar po ashtu në ligj të enjten më 22 janar do ta bëjmë hapin dytë që është pak më ashpër që nuk do të mbahen dy orët e para në mësimin në ndërrimin para ditës dhe dy orët e para në mësimin e pas ditës dhe nëse nuk jep efektet e dëshiruara këshilli drejtues ka vendosur që më 30 janar e premte do të shkojmë në grevë një ditore.

Gazeta Tribuna: Çka nëse kërkesat nuk iu plotësohen?

Mobi Casa

Jasharaj: Nëse kërkesat nuk plotësohen këshilli drejtues do të mblidhet sërish në mbledhje të jashtëzakonshme, kam frik se njëri nga hapat do të jetë greva e përgjithshme.

Gazeta Tribuna: Jeni në dijeni se kontratën kolektive kanë kërkuar ta pezullojnë për një kohë edhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane?

Jasharaj: SBASHK-u nuk po angazhohet për kontratën kolektive por po angazhohet për mbrojtjen e kontratës të sektorit tonë e cila nuk bie ndesh as me Odën Amerikane dhe as me ligjet e Kosovës sepse kontrata jonë është e bazuar në ligjin e punës.

Gazeta Tribuna: Çfarë rezultatesh keni arritur me takimet që i keni pasur me zyrtarë qeveritar?

Jasharajl: Kemi pasur takim me kryeministrin dhe ministrin e financave Avdullah Hotin, po ashtu me ministrin e Arsimit. Secili prej tyre ka shprehur mirëkuptim për kërkesat tona, e kam fjalën për kontratën dhe ministri i arsimit ka marr obligim që të angazhohet me kryetarët e komunave që të gjejnë zgjidhje deri te mjetet për implementimin e plotë të kësaj marrëveshje. E gjithë implementimi i kontratës kolektive e ka koston 15 milion euro. Ne urojmë që të mos ndodhë greva më, por kam drojën se do të futemi në grevë të përgjithshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.