Fidanishtja

​Jasharaj: Greva mund të shkoj edhe me muaj

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se grevat do të vazhdojë sepse nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Ai ka thënë se sa i përket të hyrave që ka SBASHK-u, të cilat i ka përmendur Hekuran Murati, kanë dorëzuar padi penale në Gjykatë me të cilën do të ballafaqohet ai.

Jashari ftoi kryeministrin Kurti që të ulen dhe të gjejnë zgjedhje.

“Nëse Kurti dëshiron, unë mund të mos shkoj në takim, ka edhe të tjerë që mund t’i përfaqësojnë interesat tona”, tha ai.

Fidanishtja

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, Rrahman Jasharaj ka dhënë detaje për tentim sulmin ndaj tij nga një prind, pas takimit që kishte me mësimdhënësit.

“Në të kryet të paraqitjes tonë ai tentoi edhe të më vërsulej por aty ishin edhe kolegët e mijë, mbase nuk e dijë cili ka qenë qëllimi i tij, ndoshta mund të ketë pas qëllim edhe të më sulmoj, por kolegët e mijë ndërhynë”, tha ai në Kanal 10, duke shtuar se kjo tregon se shkollat tona nuk janë të sigurta dhe shihet se gjithkush mund të hynë aty.

Sipas tij, Kurti nuk duhet t’i ikë mediave dhe ta shpjegojë pse po tenton ta ngufas zërin sindikal. Ai dha detaje për takimin me Albin Kurtin gjatë qeverisë Kurti 1 por shtoi se nuk kishin asnjë takim në Qeverisjen Kurti 2.

“Arsimi nuk është i tillë siç po e paraqesin dhe pyes pse kur nuk jemi pa greva nuk ulemi dhe të flasim e të punojmë për arsim më të mirë. Pse kur ne themi greva ata thonë PISA, thjesht nuk kanë qëllim ta përmirësojnë gjendjen. Ne as nuk pyetmi për kushtet e punës, për përzgjedhjen e mësimdhënësve, për reformat. Ne themi ejani dhe ulemi dhe ta përmirësojmë gjendjen në cilësi”, tha ai.