RCCOLA

Jashar Ramadani: Ta nderojmë vendin me zhvillim, dhe me drejtësi

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Vëllau i Agim Ramadanit, Jashar Ramadani në fjalën e tij me rastin e 20 vjetorit jubilar të 20 vjetorit të Betejës së Koshares ka thënë se duhet ta nderojmë vendin me zhvillim, dhe me drejtësi dhe me mundësi që të rinjët tanë më të mos bredhin rrugëve të Evropës. Jo se nuk e duamë ne Evropën, por më shumë e duam vendin tonë. Kemi edhe shumë për të bërë që të na përcjell bekimi i tyre. Nderimi dhe respekti i përjetshëm për dëshmorët e atdheut ka thënë Jashar Rammadani.

Fjala e plotë e Jashar Ramadanit me rastin e 20-të vjetorit jubilar të “Betejës së Koshares”

Uji Dea

Të nderuara familje te gjakut të përbashkët, gjakut që vëllezërit, bijtë, prindërit, bashkëfamiljarët tanë e dhanë bashkë, në betejën e krenarisë tonë kombëtare, në lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosharen e Bashkimit të tokës së bekuar shqiptare.
Jam i nderuar të flas sot para jush, jo vetëm si vëlla i Agimit, por si një nga ju dhe të flas sot pas 20 vitesh kur qëndrojmë pranë tyre jemi më të lehtësuar sepse e kemi edhe një amanet te realizuar nga Kosova jonë.

Shokët mbajnë mend, Agimi të kishte thënë! “Edhe vetëm një ushtar nëse mbetet gjallë që në vendbanimin e parë e ka për obligim me formu ushtrinë dhe me vazhdue luftën.” Kosova tani me ka ushtrinë e saj, shumë krenare dhe të përbetuar për të mbrojtur atë që ju e sollët me gjakun tuaj.
Vëllezërit e pushkës i keni të fortë, të përkushtuar dhe krenar.
Sa do të dëshironim që ata të jenë me neve së bashku për të parë sukseset e vendit tonë.
Sa herë do të dëshironim që ata të jenë me neve së bashku edhe kur nuk na shkon mirë – do të na ndihmonin.
Kur ishte kohe lufte trimat të gjithë me një zë kishin betimin: Po nuk jemi në gjendje të vdesim për atdhe nuk meritojmë as ta kemi atdheun.
Të nderuar vëllezër e motra,
Kur këta trima që i rrinë edhe këtu krah njeri tjetrit dhe trimat që janë gjallë këtu në mesin tonë s`ka se si mos të thoshte Agimi:
“Kur pushkët bashkohen edhe krismën e kanë më të fortë”!
Sot më shumë se kurrë ne familjarët dëgjojmë thirrjet e tyre që të bashkojmë mendjet dhe përkushtimin tonë dhe të qojmë bashkërisht përpara krismën e lajmeve të mira për atdheun tonë. Ta nderojmë vendin me zhvillim, me drejtësi dhe me mundësi që të rinjët tanë më të mos bredhin rrugëve të Europës. Jo se nuk e dojmë ne Europën por më shumë e dojmë vendin tonë. Kemi edhe shumë për të bërë që të na përcjell bekimi i tyre.
Nderimi dhe respekti i përjetshëm për dëshmorët e atdheut!Lavdi !