KKVITI

Jashar Ramadani shef i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Vëllau i Agim Ramadanit, Jashari është zgjedhur shef i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Anton Qunit. Jashar Ramadani më herët ishte edhe pjesë e ekipit të Rrustem Berishës.

Postimi i plotë i Jashar Ramadanit

Fundamenti

Ndihem i përmbushur që me Ministrin e parë të Mbrojtjes, Komandantin e Koshares Rrustem Berisha u arrit synimi kryesor, formimi i Ushtrisë së shtetit të Kosovës si garancë e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të rajonit e më gjerë.
Ndjehem edhe më i përmbushur që edhe në këtë mandat, më është dhënë besimi që si Shef i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes, të vazhdojmë me Komandantin tjetër të Koshares, Ministrin e ri Anton Quni, të realizojmë objektivat e ngritjes së kapaciteteve ushtarake, profesionale dhe të ndërveprueshme me shtetet e bllokut Euro-Atlantik (NATO-s).
Na priftë e mbara!/rajonipress/