ARKATANA

Jashar Jashari zgjidhet kryesues i Komitetit për Shëndetësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) e ka zgjedhur Jashar Jasharin (LDK) për kryesues të kësaj trupe komunale, ndërsa për zëvendëskryesues, Agron Lekën (PDK), të dy mjekë të Spitalit Regjional në Gjilan. Për zgjedhjen e tyre kanë votuar të gjithë anëtarët e KSHMS, pavarësisht prejardhjes partiake që kanë.

Njëherësh, Komiteti është plotësuar me një anëtar të ri, Nexhat Halilin (LDK), pasi Imet Rrahmani është tërhequr nga KSHMS, pas zgjedhjes së tij ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës. Kolegët e deritashëm i kanë uruar Rrahmanit sukses në detyrën e re.

Jashar Jashari, i cili në këtë Komitet ka një përvojë të gjatë, premtoi se do të punojë bashkë me të gjithë, pavarësisht dallimeve politike që kanë mes vete, duke nënvizuar se qëllimi ynë është që t`i shërbejnë qytetarit sa më mirë që është e mundur. “Ne kemi shumë punë për të bërë, prandaj do të vazhdojmë menjëherë me detyrat tona”, ka thënë Jashari.

Mobi Casa

Ai ka paralajmëruar se së shpejti Komiteti do ta ketë edhe një plan 6-mujor të punës, ku do të përcaktohen prioritet për ditët e ardhshme, me të cilat do të merret kjo trupë komunale, duke i ftuar të gjithë anëtarët që të kontribuojë me propozime konkrete.

Agron Leka tha se pavarësisht dallimeve politike që përfaqësojnë në KSHMS, prioritet i tyre i përbashkët është kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien sociale të popullatës.

Të dy këta u uruan nga anëtarët e KSHMS për këto pozita dhe morën premtime për mbështetje në zgjidhjen e sfidave dhe problemeve në shëndetësi dhe mirëqenie sociale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.