United Hospital

Jashanica iu bashkohet 4 lojtarëve shqiptarë te skuadra ruse

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Bajram Jashanica, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Rusisë, sipas mediave në Shqipëri.

Pas aventurës europiane dhe kalimit me sukses në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu është fokusuar te merkatoja, sidomos në dalje, kur ka disa oferta për lojtarët më cilësorë, transmeton Express.

Bajram Jashanica kishte paralajmëruar se do të largohej në janar nga klubi i Skënderbeut. Sipas “vipsport.al”, është mësuar cila është skuadra ku ai do luajë dhe mbi të gjitha, sa do përfitojë klubi korçar.

FIDANISHTJA

Mbrojtësi kosovar do t’i bashkohet Odise Roshit, Bekim Balajt dhe Bernard Berishës te Akhmat Grozny në kampionatin rus.

Ai ka arritur akordin për kontratën e re, ashtu si edhe dy klubet mes tyre. Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro për kartonin. Një tjetër bonus i madh financiar, duke ditur edhe përfitimet që Skënderbeu mori nga pjesëmarrja e tij në Europë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.