RCCOLA

Japin efekt masat “shtrënguese”, rritet inkasimi i tatimit në pronë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas Nuhi Nuhiut drejtor për financa muaji mars 2013 konsiderohet si vit rekord i inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë, krahasuar me muajt paraprak që nga viti 2003. Nuhiu paralajmëron masa tjera pasiqë sipas tij Ligji mbi tatimin në pronë nuk e përjashton askënd nga pagesa, pa marrë parasysh se ku punon , në biznes privat apo është rast social, bujk , apo i pa punë.

Arka e komunës është shtuar dukshëm muajve të fundit dhe kjo si rezultat i masave shtrënguese që ka ndërmarrë komuna e Gjilanit. Pavarësisht se këto masa janë kritikuar nga opozita, sipas Nuhi Nuhiut drejtor për buxhet dhe financa raporti i të hyrave për muajin janar – prill 2013 tregon se gjendja e të hyrave të tatimit në pronë është rritur dukshëm dhe ka një vlerë prej 413.539.33 euro.

Nuhiu tha se nëse e bëjmë një krahasim me vitet paraprake 2011 dhe 2012 kemi këtë gjendje. Në vitin 2011 të hyrat nga tatimi në pronë janar- prill kanë qenë 357.588.00, në vitin 2012 të hyrat nga tatimi në pronë janar – prill kanë qenë 210.508.00. Krahasuar për vite, janar – prill e këtij viti me vitin 2011 inkasimi është mbi 16 %, kurse viti 2013 krahasuar me vitin 2012 inkasimi është 96 %. “Kjo do të thotë se në këtë vit kemi rritje të konsideruar në inkasimin e të hyrave të tatimit në pronë në mënyrë të ndjeshme” tha Nuhiu.

Sipas Nuhiut muaji mars i këtij viti është muaji rekordit të inkasimit të të hyrave të tatimit në pronë, krahasuar me muajt e marsit të viteve paraprake që nga viti 2003 kur edhe ka filluar inkasomi.

UBT

Duke sqaruar këtë rritje Nuhiu tha se faktorët të cilët kanë ndikuar për një inkasim të tillë pozitiv janë: Udhëzimi administrativ nga Ministria e Punëve të Brendshme rreth regjistrimit të automjeteve, ku në mars ka pasur një fluks të madh për regjistrimin e automjeteve të cilët nuk i kishin regjistruar. Bllokimi i xhirollogarive të subjekteve afariste që veprojnë në Komunën e Gjilanit. Njoftimi i të punësuarve në të gjitha institucionet, të cilët marrin pagë nga buxheti i konsoliduar i Republikës së Kosovës.

Nuhiu thotë se sa i përket bllokimit të xhirollogarive të të punësuarve akoma nuk kemi filluar. “Arsyeja qëndron tek fakti se nëpër disa institucione ka pasur hamendje, dhe kjo ka ardhur si pasojë se ata kanë menduar se ne si qeveri komunale nuk kemi të drejtë të bëjmë bllokimin e xhirollogarive të tyre se ata nuk janë zyrtar komunal. Por pas kontakteve me ta tani ato institucione kanë filluar të respektojnë njoftimin e dhenë”.

Nuhiu i përkujton ata që refuzojnë të paguajnë tatimin në pronë se Ligji mbi tatimin në pronë nuk e përjashton askënd nga pagesa, pa marrë parasysh se ku punon , në biznes privat apo është rast social, bujk , apo i pa punë .

Sipas tij bllokimi i xhirollogarive në fillim do të bëhet tek ata të cilët kanë mbi 1000 euro obligim, dhe në muajt në vijim fillojmë nga ata që kanë nën 1000 euro.” Në çdo kohë jemi në disponim të qytetarëve dhe mund të komunikojmë pa ndërpre rreth këtyre obligime që i kanë, derisa qytetarët mund ta bëjnë edhe programimin e obligimit, çka do të thotë se 30 % bëhet pagesa fillestare dhe më pastaj pjesën tjetër me këste mujore gjerë në përfundim të vitit kalendarik 2013. /rajonipress/