Mobi Casa

Januzi: Synojmë të sjellim sa më shumë investime në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori për zhvillim ekonomik Ismajl Januzi ka thënë se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka punuar me shumë përkushtim në projekte të ndryshme dhe ka aplikuar te qeveria dhe donatorët për të sjellë sa më shumë investime kapitale dhe disa prej tyre kanë kaluar fazën e parë.

Qëllimi kryesor është kompletimi i infrastrukturë bazike nëntokësore, për të vazhduar me projektet tjera, ka thënë Januzi.Këto komente Januzi i bëri në komitetin për zhvillim ekonomik.

Në fokus të punës së kësaj drejtorie janë edhe projektet e partneritetit publiko privat (PPP), siç janë transporti publik, kompleksi i shkollave të mesme, çerdhet dhe të tjera, ka thënë Januzi.

Ai shtoi se projekti i transportit është gati, ndërkohë që do të vazhdohet tutje edhe me projektin e shkollave të mesme, ku ka qenë e nevojshme të bëhet një revidim, për të mos e mbyllur një rrugë të kahershme.

Fundamenti

Januzi e ka vlerësuar të suksesshëm edhe Panairin regjional, ku Komuna nuk ka shpenzuar asnjë cent, meqë ky aktivitet është subvencionuar nga Zyra e KE dhe bankat.

Jehona Hyseni, kryesuese e KZHE, ka thënë se panairi regjional ishte një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve vendore lokale, por edhe një rast i volitshëm për prodhuesit që të njihen dhe shkëmbejnë përvojat mes tyre.

Në këtë panair, që kishte karakter promovues dhe shitës, kanë marrë pjesë mbi 100 prodhues të regjionit të lindjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.