Januzi: Panairi tejkalojë parashikimet, marrin pjesë mbi 100 prodhues

Gjilan – Ismajl Januzi drejtor i zhvillimit ekonomik dhe njëri nga organizatorët e “Panairi 2014” tha për rajonipress se mbi 100 firma e prodhues shqiptarë e serb morën pjesë sot në hapjen e panairit. Vërtet jam i kënaqur sepse Panairi ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona tha ai.
Ismajl Januzi ka arsye të jetë i kënaqur pasiqë “Panairi 2014” ka arritur objektivat e veta dhe ishte ndër më masivët në regjion, duke marrë pjesë mbi 100 firma e prodhues raporton rajonipress.
Ismajl Januzi drejtor i zhvillimit ekonomik dhe njëri nga organizatorët e “Panairi 2014” tha për rajonipress se mbi 100 firma e prodhues shqiptarë e serb morën pjesë sot në panair. “Vërtet jam i kënaqur sepse Panairi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona duke marrë pjesë shqiptarë e serb nga komunat Kamenicë, Viti, Ranillug, Partesh.
Januzi tha se ishte hera e parë që në regjion u organizuar një panair i këtillë dhe realisht jam i kënaqur tepër, ndërsa prodhuesit janë ndarë të kënaqur. “Dizajni dhe organizimi ishte i mirë, kurse komunës ky aktivitet nuk i ka kushtuar asnjë cent sepse bartës ishte Komisioni Evropian i cili edhe e ka sponsorizuar programin së bashku me disa nga bankat vendore” tha Januzi./rajonipress/