Januzi: “Panairi 2014” infuzion për bizneset dhe atraktiv për vizitorët

Gjilan – Ismajl Januzi drejtor i zhvillimit ekonomik dhe njëri nga organizatorët e “Panairi 2014” tha se “Panairi 2014” ishte një infuzion për bizneset e Anamoravës dhe më gjerë, por edhe shumë atraktiv për vizitorët. Panairi ka krijuar mundësi të shumta për bizneset dhe tani Gjilani po identifikohet edhe me prodhues të rinj. Panairi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet edhe rreth organizimit, por edhe rreth interesimit dhe vizitorëve të shumtë tha Januzi.
Ismajl Januzi në një konferencë për medie ka pasqyruar rrjedhën e “Panairi 2014” që u mbajt për dy ditë radhazi në Gjilan e ku morën pjesë mbi 100 prodhues të të gjitha komuniteteve raporton rajonipress.
Januzi tha se Panairi ishte një rast i mirë për të afirmuar prodhuesit vendor dhe për të treguar se Gjilani ka ende biznese të veçanta që kanë çka të ofrojnë para qytetarëve. “Pretendojmë që në të ardhmen ky Panair të jetë tradicional dhe të marrin pjesë dhe bizneset nga Kosova Lindore sepse ky edhe është qëllimi i Panairit, integrimi i të gjitha bizneseve në hapësirat shqiptare, në këtë rast në sektorin e lindjes” tha Januzi.
Januzi tha se Panairi ishte tepër atraktiv, me dizajn të mirë dhe menjë organizim perfekt. “Panairi ishte infuzion për bizneset e Anamoravës dhe ishte vlerë dhe atraktiv për qytetarët e diasporën” tha Januzi.
Ndryshe, Januzi tha se Panairi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet. “Panairi 2014” ka arritur objektivat e veta dhe ishte ndër më masivët në regjion, duke marrë pjesë mbi 100 firma e prodhues” tha ai.
Januzi tha se vërtet jam i kënaqur sepse Panairi i ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona duke marrë pjesë shqiptarë e serb nga komunat Kamenicë, Viti, Ranillug, Partesh.
Januzi tha se ishte hera e parë që në regjion u organizua një panair i këtillë dhe realisht jam i kënaqur tepër, ndërsa prodhuesit janë ndarë të kënaqur. “Dizajni dhe organizimi ishte i mirë, kurse komunës ky aktivitet nuk i ka kushtuar asnjë cent sepse bartës ishte Komisioni Evropian i cili edhe e ka sponsorizuar programin së bashku me disa nga bankat vendore” tha Januzi./rajonipress/