Mobi Casa

Januzi: Gjilani ka biznes të shëndoshë dhe ekonomi të pastër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ismajl Januzi i emëruar nga Lutfi Haziri drejtor për Zhvillim Ekonomik thotë për rajonipress se Gjilani ka kapacitete të mira ekonomike dhe ka pasur një biznes që është ndërtuar në këmbë të shëndosha. Jonuzi thotë se prioritet i tij mbeten thithja e investimeve, siguria për donatorët dhe thithja e granteve e donacioneve të huaja duke përfshirë këtu edhe diasporën e Gjilanit.

Ismajl Januzi është emër i ri në strukturën e re qeverisëse të kabinetit të Lutfi Hazirit. Është inxhinier i makinerisë, dhe vije nga sektori i ekonomisë private për çka besohet se do t’i jep dinamizim dhe impute të reja zhvillimit ekonomik në Gjilan, raporton rajonipress.

Januzi për rajonipress thotë se Gjilani ka ndërtuar një biznes të shëndoshë dhe ka një ekonomi shumë të pastër. “Prioritet i imi mbetet thithja e investimeve nga donatorët e huaj dhe vendor dhe siguria e tyre në teren. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me Partneritetin Publiko Privat (PPK), i cili në Gjilan tashmë ka filluar dhe ne vetëm duhet ta avancojmë dhe të fillojmë procedurat aty ku është interesi i Komunës dhe i qytetarëve të Gjilanit” tha Jonuzi.

Januzi tha se ai personalisht do të përkrah bizneset vendore dhe do të kujdeset që tretmani i tyre institucional të jetë më i kujdesshëm.”Unë vije vet nga pjesa e biznesit dhe e di se çfarë telashesh kanë ata në teren dhe në projektet e tyre të investimeve. Do të kujdesimi që ata të kenë lehtësira ligjore”.

FIDANISHTJA

Januzi thotë se Gjilani ka shumë mërgimtar në perëndim të cilët janë të interesuar që kapitalin e tyre ta sjellin në Gjilan. “Unë jam i sigurt se me një bashkëbisedim me disa sqarime të nevojshme, diaspora e Gjilanit mund të ndihet më e relaksuar për të investuar në vendlindjen e tyre” shton Jonuzi.

Januzi tha se edhe inkubatori i biznesit do të funksionalizohet dhe do të jetë në shërbim të bizneseve gjilanase. Prioritet tjetër për Jonuzin mbetet edhe Zona Ekonomike e nisur në Artanë.”Ajo zonë është interes për krejt Anamoravën dhe ne normalisht që do ta përkrahim, pavarësisht se jemi të interesuar që të sigurojmë edhe zona tjera në Gjilan”.

Januzi mendon se biznesi në Gjilan është shumë stabil dhe si i tillë është edhe shembull për komunat e tjera në rajon.”Duke pasur këto premisa ne do të interesohemi që të kemi bashkëpunim me komunat fqinje të Kosovës Lindore. Ne kontaktin më të afërt e kemi me Bujanocin, por nuk do e harrojmë as Preshevën” thotë Jonuzi.

Januzi ndryshe thotë se programi dhe koncepti i LDK-së mbi fushën e ekonomisë do të zbatohet edhe në qeverisjen e Lutfi Hazirit.”Mendoj se programi i komisionit për ekonomi në kuadër të LDK-së është shumë atraktiv dhe neve vetëm na mbetet që ai program të inkorporohet dhe integrohet në nivel qeverisës” tha Januzi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.