ARKATANA

Januzi: Është shumë e nevojshme hapja e sa më shumë shkollave profesionale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi ka vizituar sot Qendrën Rajonale për Punësim, ku është pritur nga drejtori Xhevat Aliu dhe Qendrën e Aftësimit Profesional, ku është pritur nga drejtori i saj, Burhan Selmani.

Qëllimi i vizitës ka qenë për t’u njoftuar nga afër me punët, problemet dhe sfidat e këtyre qendrave.

Gjatë takimit në Qendrën Rajonale për Punësim, drejtori Aliu e informoi z. Januzi se kjo qendër është urë lidhëse në mes të punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

Fundamenti

Ai tha se 50 për qind e punëkërkuesve nuk kanë shkollim profesional, për çka drejtori i DZHE-së theksoi nevojën e hapjes së shkollave profesionale në mënyrë që nxënësit të profilizohen dhe ta gjejnë vetën më lehtë në tregun e punës.

Ndërsa, në vizitën në Qendrën e Aftësimit Profesional, drejtori Januzi u njoftua me punën që bëhet aty, duke vizituar të gjitha vend-punimet në të cilat kursistët i marrin njohuritë e tyre.

Drejtori i DZHE-së Ismali Januzi dhe ai Qendrës së Aftësimit Profesional u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të qytetarëve të Gjilanit përmes projekteve të përbashkëta./rajonipress/