ARKATANA

Januzaj, ylli i janarit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Paraqitjet e shkëlqyeshme me Manhester Unitedit në Premierligë po i shpaguhen Adnan Januzajt. Ylli kosovar është zgjedhur futbollisti i muajit janar nga tifozët e ‘Djajve të Kuq’.

Kosovari me shtetësi belge ka lënë prapa vetës Danny Welbeckun dhe Chris Smalling, derisa ka mbledhur 15 përqind të votave të tifozëve.

KKVITI

Januzaj si futbollisti më i mirë i muajit të kaluar është shpërblyer me një trofe dhe 500 funte. Këto para kosovari do t’i dhuroj për bamirësi në UNICEF.