Eko Higjiena

Januzaj u përgjigjet kritikëve: Kosova është vendi im

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Anësori shqiptar i Belgjikës, Adnan Januzaj, u është përgjigjur kritikëve të tij duke theksuar për një televizion belg se Kosova është vendi i tij dhe se si kosovar është i lidhur me vendin e tij.

ARKATANA

Januzaj, me prejardhje nga Istogu në Kosovë, tha para Kupës së Botës se është belg dhe ndihet i tillë, duke nxitur reagime të ashpra në vendlindjen e tij përsëri, shkruan Gazeta Express.Megjithatë, të shtunën në një intervistë për televizionin belg Sportz – Januzaj i pyetur nëse mendon shpesh për Kosovën – pohoi se po duke qenë se Kosova është vendi i tij.“Natyrisht, them se [Kosova] është vendi im. Unë jam edhe kosovar dhe jam gjithashtu i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ky vend”, tha Januzaj.Januzaj ia siguroi fitoren Belgjikës me një gol të bukur kundër Anglisë në ndeshjen e tretë dhe fundit të fazës grupore në Kupën e Botës, por ai nuk mori përkrahje në mesin e shqiptarëve, për dallim nga shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët u lartësuan pas golave që i shënuan në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë javë më parë në Rusia 2018.Januzaj është kritikuar edhe më parë për shkak se si adoleshent, i udhëhequr nga babai i tij, Abedini, e kishte zgjedhur Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës, kohë kur Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.