RCCOLA

Januzaj, titullar në Rusi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Adnan Januzaj nuk pati hapësira në Botërorin e Brazilit për shkak të konkurrencës së madhe tek Përfaqësuesja e Belgjikës.

Mllefi i tij u vërejt qartë, pasi iu dha rasti të luajë vetëm 60 minuta me ekipin e Marc Wilmots. Por, duke e pasur parasysh moshën e tij të re, sukses është vetë pjesëmarrja në ngjarjen më të madhe në botë të futbollit.

Eco Higjiena

19-vjeçari do ta ketë mundësinë ta tregojë veten pas katër vjetësh, në Botërorin 2018, që do të mbahet në Rusi. Uebfaqja “Goal.com” e ka improvizuar ekipin e Belgjikës, duke e përfshirë edhe yllin e ri të Manchester Unitedit në formacionin e saj bazë.

“Pas katër vjetësh mund të flasim për Belgjikën e Adnan Januzajt, i cili pritet të eksplodojë nën drejtimin e Van Gaal në Old Trafford”, shkruan kjo ueb-faqe. /Zëri/