Januzaj, titullar kundër Swanseat?
Tifozët e Manchester United e duan titullar Adnan Januzajn në sfidën kundër Swansea Cityt.
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, mund të luajë titullar për Manchester Unitedin në sfidën hapëse të stinorit të ri në Premierligë.
Djajtë e Kuq presin në Old Trafford Swansea Cityn, teksa tifozët e kërkojnë Adnanin titullar.
Futbollisti nga Istogu u paraqit vetëm në një ndeshje miqësore për Unitedin, atë ndaj Valencias, duke luajtur në pozitën e sulmuesit të dytë.


