RCCOLA

Januzaj po bëhet lojtar i madh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Legjenda e Manchester Unitedit, Phil Neville mendon se Djajtë e Kuq bënë mirë që ia besuan Adnan Januzajn fanellën me numrin 11, të cilën deri tash e mbante legjenda tjetër e klubit nga Old Traffordi, Ryan Giggs.

“T’ia besosh Januzajt fanellën me numër 11 është një akt masiv, i cili duhet të ndiqet. Por, jam i bindur se ai do ta nderojë këtë fanellë. Adnani po bëhet një lojtar i madh”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, ish asistent trajneri i Unitedit.

Mobi Casa

Pak orë më parë, Januzaj deklaroi se ndihet i nderuar që iu besua fanella me numrin 11, por e pranon se ndihet paksa në presion, kur dihet se kush e ka mbajtur deri tash këtë numër.