Hidromorava

Januzaj për pak sa nuk kaloi mbrëmë te kjo skuadër

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Adnan Januzaj mbrëmë për pak sa nuk ndërroi skuadër. Një ekspert i transfereve në Angli ka zbuluar se 3 orë para përfundimit të afatit kalimtar Januzaj ishte shumë pranë kalimit te Evertoni.

Madje Januzaj nuk do të shkonte te Evertoni si huazim, por si transfer. United me Evertonin kanë patur bisedime serioze për Januzajn ku është diskutuar shkëmbimi me mbrojtësin Coleman.

Hidromorava

United thuhet se është pajtuar për këtë shkëmbim, por dështimi i këtij shëkmbimi ishte se Evertoni nuk arriti të gjej një zëvëndësues të Coleman./Indeksonline/.