Januzaj paguhet më shumë se që paguheshin Ronaldo e Messi në moshën e tij
Besoni ose jo, Adnan Januzaj për një javë fiton më shumë se që mund të fitoni ju për vite të tëra.Futbollisti nga Istogu, Adnan Januzaj, llogaritet të lojtari njëri nga lojtarët e rinj më të paguar në botë.
Adnani, edhe pse shumicën e kohës po e ngroh bankën rezervë të Djajve të Kuq, paguhet hiq më pak se 60 mijë funte në javë, shkruan Gazeta Express.
Duke u llogaritur si një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror për momentin, ai me këtë pagë ia kalon edhe Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, kur ishin në moshën e kosovarit.
Ndryshe, Januzaj bëri famë me Unitedin stinorin e kaluar nën udhëheqjen e David Moyes.
Ma ardhjen e Louis van Gaal, hapësirat për kosovarin në 11-shen e parë të Djajve të Kuq kanë qenë të limituara.


