ARKATANA

Januzaj nuk mendon rinovimin me Sociedadin, gjiganti turk futet në garë për të

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adnan Januzaj është futur në vitin e fundit të kontratës me Real Sociedadin.Anësori nga Kosova ka katër vite që është pjesë e klubit spanjoll ku ka pasur paraqitje shumë të mira.

Megjithatë duket se sulmuesi i krahut dëshiron të ndërroj mjedis dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi.

Drejtuesit e klubit spanjoll i kanë ofruar kontratë të re Januzajt deri në verën e vitit 2024, por istogasi ka refuzuar të nënshkruajë.

Kontrata aktuale e lojtarit me Sociedadin skadon në verën e vitit 2022 dhe klubi spanjoll synon ta shes tani në mënyrë që mos ta humbas verën e vitit të ardhshëm pa fituar asgjë.

ARKATANA

26-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në Turqi, ku nën kampioni i këtij shteti Galatasaray po dëshiron transferimin e tij.

Reprezentuesi i Belgjikës pëlqehet shumë nga trajneri Fatih Terim i cili ka kërkuar nga klubi që ta sjellin kosovarin në Stamboll.

Fotomac shkruan se Galatasaray do të dërgojë së shpejti një ofertë në drejtim të Sociedadit për Januzajn.

Duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon pas një viti, largimi i Januzajt nga San Sebastian mund të ndodh për një shumë rreth tetë milionë euro.Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me klubin spanjoll ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.