Fundamenti

Januzaj: Nuk kam nevojë t’ia dëshmoj Man Unitedit e askujt tjetër sa i mirë jam

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka këmbëngulur se nuk ka nevojë t’ia dëshmojë askujt sesa futbollist i mirë është, para përballjes me ish-skuadrën e vet, Manchester United.

Sociedadi dhe Unitedi do të përballen në Ligën e Evropës të enjten, me mesfushorin me prejardhje nga Kosova që do të vihet përballë klubit në të cilin e nisi karrierën si profesionist, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Belgjikës i dha fund gjashtë vjetëve qëndrimi në Old Trafford në vitin 2017, për shkak se mungesës së mundësive për të luajtur.

Mobi Casa

Januzaj tha për ESPN para kësaj ndeshjeje: “Nuk kam pse t’ia dëshmoj askujt sesa i mirë jam. Thjesht duhet të besoj në veten, të luaj dhe të jemi lumtur”.

“Jam i lumtur që po rikthehem atje, në klubin që e dua. Por kur të futem në fushë, nuk do të ketë miqësi, sepse, natyrisht unë luaj për një klub tjetër tani dhe dua të fitoj po ashtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.