Januzaj mungon ndaj Sunderlandit
Adnan Januzaj si duket ende nuk e ka marrë vetën pas rikthimit në Manchester United.Mesfushori kosovar me pasaportë belge ishte i huazuar në Borussia Dortmund por u rikthye tek skuadra amë në janar.
Anësori nga Istogu ka pësuar një lëndim që e ka lënë jashtë fushave për disa ditë, ndërsa ai pritet të mungojë edhe në fundjavë.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat angleze, Januzaj nuk pritet të jetë i grumbulluar nga United për ndeshjen ndaj Sunderland.
Kështu rikthimi i tij pritet të ndodhë në javën tjetër kur United do të luaj në udhëtim për Kupën FA ndaj Shrewsbury. /Telegrafi/


