Fundamenti

Januzaj: Moyesit i duhet kohë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Manchester- Mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj beson se menaxheri David Moyes do të ketë sukses në Old Trafford vetëm nëse i jepet kohë.

Që nga debutimi tij në ekipin e parë në muajin gusht, talenti kosovar ka luajtur rregullisht nën urdhrat e ish-trajnerit të Evertonit, duke shënuar dy gola në 10 paraqitje për klubin në Premier League.

Megjithatë, Moyes është përballur me vështirësi, prejse zëvendësoi Sir Alex Fergusonin këtë verë, duke mbetur në pozitën e tetë me 10 pikë prapa Arsenalit që është lider në ligën angleze, por Januzaj ka porositur fansat që të kenë durim.

“Ai do të fitojë trofe”, ka thënë 18-vjeçari për kanalin zyrtar të klubit “MUTV”. “Mos harroni, ai është trajner i ri. Çdo gjë është e re. Ju duhet t`i jepni kohë”.

UBT

“Mendoj se ai është një trajner i mirë. Të gjithë lojtarët janë gati për të punuar shumë dhe gjërat e mira do të vijnë”, ka shtuar ai.

Januzaj, i cili arriti në United në vitin 2011 nga akademia e Anderlechtit, ka thënë se dëshiron të qëndrojë për shumë kohë në Old Trafford.

“Jam i lumtur këtu. Kur unë u transferova në Manchester United dëshirova të luaj me ekipin e parë. Tani dua të qëndroj këtu, të luaj për shumë kohë dhe nëse mundem të jem edhe lojtari më i mirë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.