ARKATANA

Januzaj, më i miri nga të rinjtë në Premier League

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Londër – Mesfushori kosovar Adnan Januzaj llogaritet futbollisti më i mirë i ri në Premier League, shkroi “Eplindex”. Januzaj 18-vjeçar këtë edicion është futur në ekipin e parë të Manchester Unitedit dhe ka shënuar dy gola në Premier League. Ai deri më tani ka regjistruar tetë ndeshje në të gjitha garat dhe shumë shpejt pritet të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi është përfshirë në listë nga trajneri David Moyes, transmeton gazeta “Koha Ditore”.

Në listën e përpiluar prej katër futbollistëve të rinj më të mirë këtë edicion në Premier League nga “Eplindex”, Januzaj ka lënë pas vetes sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku si dhe Ross Barkleyn (Everton) e Ben Daviesin (Swansea). Si Lukaku (20), ashtu edhe Barkley (19) e Davies (20), janë më të vjetër se Januzaj.

ARKATANA

Januzaj është përshkruar si i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i ri, i cili ka guximin të gjuajë nga distanca. Januzaj është edhe lider te Menju në gjuajtjet në portë, ku regjistron nga një gjuajtje në çdo 36 minuta.

“Januzaj nuk frikësohet për të gjuajtur nga distanca dhe për këtë është lider te Manchester Unitedi këtë edicion. Ai gjithashtu deri më tani ka krijuar edhe katër raste për bashkëlojtarët, kurse njëri prej tyre është konvertuar në gol”, shkroi “Eplindex” të mërkurën. “Januzaj është një talent i jashtëzakonshëm dhe në Premier League ka pasur 22 tentime për ta kaluar kundërshtarin me driblin, ndërsa është treguar i suksesshëm në 64 për qind të rasteve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.