ARKATANA

Januzaj mbetet prioritet i Napolit për repartin ofensivë, por klubi italian po shqyrton edhe alternativat tjera

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Adnan Januzaj mund të largohet nga Real Sociedadi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës dhe tanimë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Por gjiganti italian Napoli vazhdon të mbetet favorit për t’i siguruar shërbimet e yllit nga Kosova për edicionin e ri.

Mundo Deportivo ka raportuar se Januzaj i prinë listës së dëshirave të Napolit për repartin ofensivë.

UBT

Megjithatë klubi italian ka edhe disa alternativa të tjera në rast se nuk arrijnë ta bindin Januzajn për t’u transferuar në Diego Maradona Stadium.

Luciano Spalletti e pëlqen shumë reprezentuesin belg dhe tanimë drejtuesit e napolitanëve janë duke biseduar me përfaqësuesit e lojtarit.

Por nëse nuk arrihet Januzaj, atëherë në listën e Napolit janë edhe alternativat tjera si Noa Lang i Club Brugge, Domenico Berardi i Sassuolo, Luis Sinisterra i Feyenoord dhe Hamed Junior Traore i Sassuolos.

Gjithsesi Januzaj mbetet alternativa e parë e tyre, por Napoli duhet të shpejtojë për t’i siguruar shërbimet e kosovarit i cili ndiqet edhe nga disa skuadra angleze e gjermane. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.