United Hospital

Januzaj: Lamtumirë Man Utd

/ 1 minutë lexim
HW

Adnan Januzaj dëshiron të largohet përgjithmonë nga Manchester United pasi është lënë jashtë ekipit të parë nga Jose Mourinho.

Mesfushori ka kontratë me “Red Devils” deri në vitin 2018, dhe klubi ka dhënë indikacione se preferon largimin e tij në formë të huazimit.

Mirëpo, Januzaj është i pakënaqur me trajtimin ndaj tij, dhe dëshiron të largohet përgjithmonë nga klubi, ka bërë të ditur “Bbc Sport”.

HW

21-vjeçari spekulohet me transferim në Sunderland, që drejtohet nga ish menaxheri i United, David Moyes, ndërsa është përmendur edhe si objektiv i disa klubeve në Spanjë dhe Itali. Januzaj po ashtu është i pakënaqur që klubi nuk e kishte paralajmëruar se ai do ta humb fanellën me numrin 11, ose një shpjegim se pse nuk zë vend në planet e Mourinhos për sezonin e ri.

Numri 11 u mor nga Anthony Martial, pasi përforcimi i ri Zlatan Ibrahimovic e mori numrin 9 nga francezi. Januzaj, që tani ka numrin 15, është dërguar për të stërvitur me ekipin e dytë të Manchester United.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.