Januzaj kapiten
Adnan Januzaj nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në ekipin kryesor të Manchester Unitedit, ku Louis van Gaal ka preferenca tjera.
Por, mesfushori kosovar është bërë kapiten i ekipit U-21 të Manchester Unitedit, me të cilin u paraqit kundër West Hamit. Januzaj ka shkëlqyer në atë takim, duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores prej 3:2.
Januzaj pritet të luajë sërish për ekipin U-21, pasi në skuadrën kryesore nuk po gjen hapësirë dhe kjo i ka kushtuar edhe në Kombëtaren e Belgjikës. Kjo e fundit nuk e ftoi së fundmi Januzajn, për shkak se ky i fundit nuk po luan rregullisht, ndërsa Belgjika ka shumë mesfushorë kualitativë, lojtarë të rëndësishëm në klubet e tyre.


