ARKATANA

Januzaj i vendosur për rolin e ‘dhjetëshes’

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Mesfushori kosovar, Adnan Januaj, ndihet më i fortë se kurrë në ditët e para të fazës përgatitore që Manchester Unitedi po e zhvillon në SHBA.Januzaj në pjesën e dytë të ndeshjes së parë të turneut në SHBA para pak ditësh, luajti në pozitën e dhjetëshes – pas sulmuesve dhe kjo pozitë, është ajo që po kërkon kosovari tash e sa kohë.

Manchester United fitoi ndeshjen e parë kundër Club America me rezultatin 1-0. Në këtë turne marrin pjesë edhe PSG-ja, Los Angeles Galaxy, Chelsea, Fiorentina, Barcelona, New York Red Bulls, Benfica e San Jose Earthquakes.

“Më pëlqen kjo pozitë”, ka thënë Januzaj të martën në një intervistë dhënë uebfaqes zyrtare të klubit anglez, Manchester United. “Si lojtar i ri, gjithmonë kam luajtur në pozitën e dhjetëshes. Vetëm dy apo tre vitet e fundit unë kam luajtur në krah dhe si sulmues”.

Mobi Casa

“Por, pozicioni që unë pëlqej është prapa sulmuesve. Megjithatë unë do të respektoj dhe do të jem i lumtur kudo që trajneri dëshiron të më vendos”, ka theksuar 20-vjeçari, transmeton Koha Ditore.

Mesfushori është deklaruar i gatshëm që të luftojë për një vend në ekipin e parë të United.

http://koha.net/?id=6&l=67398

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.