Uji Dea

Januzaj i thotë ‘jo’ Real Sociedadit, tundohet nga Barcelona

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Adnan Januzaj është në sezonin e fundit të kontratës me Real Sociedad dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, teksa nga një janari është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe për këtë arsye ofertat nuk i mungojnë.

Disa klube deri më tani kanë shprehur interesim për mesfushorin shqiptar.

Ai mund të rikthehet edhe në Premierligë, raportohet se e kërkon West Ham United.

Një tjetër opsion është qëndrimi në Spanjë, pasi raportohet se e do Xavi në Barcelonë.

Mobi Casa

26-vjeçari do të jetë i lirë në qershor dhe çdo klub dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të marrë me zero euro.

Xavi e njeh shumë mirë Januzaj dhe po e vëzhgon edhe më shumë në paraqitjet e shqiptarit.

Një tjetër fakt që mund ta dërgojë Januzajn në Camp Nou është paga.

Januzaj aktualisht merr 1.8 milionë euro në sezon, derisa Barcelona që është në krizë të thellë financiare, pa asnjë problem mund t’i ofrojë pagë 3 milionë euro në sezon, diçka që do ta joshte shqiptarin që ta veshë fanellën e Barcelonës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.