Eko Higjiena

Januzaj e Kasami, ‘magnet’ të ndërhyrjeve të ashpra

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Para se të kritikohet Adnan Januzaj për simulime, paraprakisht duhet të shikohen mirë disa statistika. Në fakt, ylli kosovar i Manchester Unitedit është ndëshkuar me tre kartonë të verdhë për shkak simulimeve, pas 20 xhirove të zhvilluara në Premierligë, për çka po kritikohet në Angli. Mirëpo, Januzaj është në mesin e lojtarëve që kanë pësuar më së shumti ndërhyrje të palejueshme nga kundërshtarët.

18 vjeçari është ndal 41 herë në mënyrë të palejuar deri më tani, duke u radhitur si lojtari i katërt më i fauluar në Premierligë. Shumë i fauluar është edhe Pajtim Kasami i Fulhamit.

Në fakt, mesfushori i Chelseat, Eden Hazard kryeson në këtë kategori me 56 faulla ndaj tij, kurse i dyti është Barkley me 54, Lallana me 44 dhe Januzaj me 41. Pas tij vjen Delph me 40, kurse Kasami është i gjashti me 36. Të fundit janë Pienaar, Snodgrass dhe Ëalters me nga 34 ndërhyrje ndaj tyre.

ARKATANA

Talenti kosovar së fundi bëri pjesë në 11-shen më të mirët të Kupës Carling, në të cilën Manchester United pësoi humbje 2:1 në udhëtim nga Sunderlandi. Januzaj pati paraqitje mbresëlënëse, duke u dalluar me depërtimet e tij nga e djathta.

Madje, ai kishte shënuar edhe një gol në këtë takim, por i cili u anulua pasi bashkëlojtari i tij, Ryan Giggs ndodhej në pozitë jashtë loje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.