UBT

Januz Rexhepi, punëtor i palodhur

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Januz Rexhepi është punëtor i zellshëm, i përpiktë dhe me punën profesionale të tij është shembull, është i afërt e komunikativ mu ashtu siç e kërkon edhe vendi i tij i punës me konsumatorë, të cilin e ushtron tash e disa vite në Distriktin KEDS-it në Gjilan.

Njëri ndër punonjësit e dalluar të Distriktit të KEDS-it, të ish Korporatës Energjetike të Kosovës në Gjilan, është edhe Januz Rexhepi. Januzi në fillim (që nga viti 2007) shërbeu në vendin e punës si specialist i daljeve edhe atë në teren. Por, tash katër vite kryen punën e Analistit të lartë i përkujdesit ndaj konsumatorit për tërë Distriktin e Gjilanit ku përfshinë edhe komunat Kamenicë dhe Viti, territor ky që ka të bëjë me rreth 60 mijë konsumatorë. Për të shkruar për te na cyten disa nga konsumatorët e tij që kishin kryer punë tek ai, të cilët na sugjeruan nga se vetë ata u binden për këtë nga paraqitje e tij buzëqeshur, zemërgjerë, i zellshëm e fytyrëndritur dhe me punën profesionale dhe mirësjelljen e Januzit ndaj tyre.

Januz Rexhepi u lind me 05.01.1986 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në fshatin Llashticë të Gjilanit ndërsa të mesmen-Shkollën Teknike –drejtimin Elektroteknik i Kompjuterëve në Gjilan, dhe për të përfunduar në vazhdim Fakultetin Teknik – drejtimin – Menaxhment Informatik në vitin 2006 në Prishtinë, dhe dy vite më vonë kryen edhe magjistraturën në drejtimin Menaxhment Marketing, poashtu në Prishtinë.

Januz Rexhepi rrjedh nga një familje fshatare, përparimtare, bujare dhe fetare. Edhe vet Januzi është besimtar i devotshëm dhe mjaft bujar.

Referati që mbanë Januz Rexhepi sot në KEDS, ka të bëjë me shqyrtimin e ankesave dhe të kërkesave të konsumatorëve. Ka të bëjë punë me popull, me konsumatorë gjë që nuk është punë e lehtë e sidomos kur është fjala për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të tyre.

Por Januzi këte punë e kryen me përkushtim të lartë dhe të gjitha kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve, të cilat nuk janë të pakta, i zgjedhë në bazë të rregullave të brendshme të KEDS-it dhe KESCO-së dhe kuptohet duke iu përmbajtur ligjit dhe rregullave që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.

Viteve të fundit Januzi kryen edhe punën e Kontratave të KEK-ut për faljen e borxheve sipas vendimit të Qeverisë që ka qenë fuqi mbi faljen e borxheve publike. Edhe këtu përkushtimi i tij ndaj punës, dhe mikpritja e tij ndaj konsumatorëve bëri që shumë konsumator janë ndarë të kënaqur me kontaktin që kishin me te, dhe mu për këtë shumë sish haptazi e kanë falënderuar për kulturën, edukatën, sjelljen dhe shërbimin e nivelit të lartë të ofruar nga vet Januzi.

Mobi Casa

Januz Rexhepi, si punonjës i zellshëm,i pa përtesë, shumë i afërt për bisedë dhe shumë komunikativ, i aftë në profesionin e tij, të gjitha këto e bëjnë punëtorë të dalluar për çka edhe shpallet si i tillë kur edhe shpërblehet me Mirënjohjen si punëtorë i dalluar i KEDS-it për vitin 2015.

Të gjitha këto si dhe profesionalizmi i tij bëri që ti bie në sy për të mirë edhe stafit udhëheqës si dhe vet Menaxhmentit, të cilët edhe e kanë angazhuar për bashkëpunim edhe më të madh duke e stimuluar me ndjekjen e kurseve të ndryshme profesionale dhe ngritja në detyrë si shpërblim për punën e vyeshme të tij.

Ai është i angazhuar në shumë komisione të KEDS-it si: Kryetar i komisionit koordinues për njësinë punuese, Kryetar i komisionit për regjistrimin e mjeteve themelore, kryetar i komisionit për regjistrimin e materialeve në Depo, pastaj kryetar i komisionit për regjistrimin e inventarit dhe shumë punë të tjera në kuadër të kësaj organizate.

Januzi pothuajse gjithherë është edhe në ballë të aksioneve vullnetare humanitare që organizohen në kuadër të KEDS-it. Kështu ishte ndër të parët në aksionin e fundit për grumbullimin e librit me titull :”Dhuro një libër – Dhuro dituri”, për bibliotekat e shkollave të reja në Kosovë, me të cilat u pajisen dy shkolla një në fshatin Reznik të komunës së Vushtrrisë dhe një fshatin Morinë të komunës së Drenasit, si dhe aksionin humanitar për grumbullimin e mjeteve materiale për të varfëritë.

Januzi është i gjithanshëm,ai është udhëheqës i grupit punues për selektimin e dokumentacionit arkivor të KEDS-it,është organizator i koktejit tradicional vjetor për punëtorët e KEDS-it, që organizohet në fund të çdo viti kalendarik e shumë detyra të tjera i kryen me përkushtim që i ngarkohen nga udhëheqsia e KEDS-it. Krahas të gjitha këtyre angazhimeve edhe kolegët e punës shprehen fjalë miradije për kolegun e tyre-Januzin.

Për të gjitha këto ishte fare lehtë të bindem edhe vetë unë duke e vizituar atë në vendin e punës në zyrat e Distriktit të KEDS-it në Gjilan, ku në fillim u paraqita si konsumatorë e pastaj ia tregova edhe qëllimin e vizitës time. U ndamë të kënaqur me bisedën që zhvilluam me te, dhe me një urim të përzemërt për suksese edhe më mëdha në punën e tij profesionale dhe në shkollim të mëtejmë./islam osmani/rajonipress/