FITORJA

Janë shqiptuar 909 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet ka njoftuar Ismet Hashani.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 21.04.2023-27.04.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Në kuadër të këtij plani njësiti i komunitetit në bashkëpunim me njësitin e sektorit të Stacionit Policor Gjilan gjatë kësaj jave kanë realizuar një vizitë në kopshtin e fëmijëve “Fjolla” në qytetin e Gjilanit, gjatë të cilës vizitë zyrtarët policor kanë njoftuar fëmijët e këtij kopshti me rregullat dhe mënyrën e sjelljes së tyre në trafikut rrugor e me këtë rast së bashku me këta fëmijë kanë realizuar edhe aktivitete praktike në terren.

Uji Dea

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar nëntëqind e nëntë (909) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e pesë (25) patentë shofer,

Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.