Fundamenti

Janë shqiptuar 1461 gjoba për kundërvajtësit e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 28.10.2022–03.11.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Uji Dea

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e një (1461) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Në kuadër të implementimit të Planit Operative “Makineria bujqësore – Mjetet e punës” ka shqiptuar edhe nëntëmbëdhjetë (19) kundërvajtje.

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/