Hidromorava

Janë shqiptuar 1400 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë kësaj jave ka shqiptuar edhe njëzet e nëntë (29) kundërvajtje ndaj vozitësve të automjeteve të cilat me procesverbal nga Qendra e Kontrollimit Teknik janë konstatuar me parregullsi teknike. Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku rrugor.

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 14.10.2022–20.10.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e katërqind (1400) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Mobi Casa

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor gjatë kësaj jave ka shqiptuar edhe njëzet e nëntë (29) kundërvajtje ndaj vozitësve të automjeteve të cilat me procesverbal nga Qendra e Kontrollimit Teknik janë konstatuar me parregullsi teknike. Këto automjete janë përjashtuar nga trafiku rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëzet (20) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i tetë (8) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e një (21) patentë shofer,

Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet./rajonipress/