Janë ngjitur për fundin e tabelës

Gjilan – Drita dhe Trepça janë ngjitur për fundin e tabelës dhe vështirë po dalin prej aty. Ndeshja e kësaj të diele është dëshmia më e mirë se këto dy ekipe do të kenë punë të madhe në luftën për mbijetesë. Pak raste shënimi, lojë në mes të fushës e mbi të gjitha gabime të shumta të të dyjave palëve ka qenë veçori e këtij ballafaqimi, që fare nuk ishte interesant.
Drita – Trepça 0:0
Vendasit patën një rast të vetëm në pjesën e parë dhe një rast tjetër e patën në pjesën e dytë, kur në minutën 47, Baxhuku gjuajti nga largësia, por portieri mysafirë Ademi ia doli që të ndal gjuajtjen e tij.
Thanë pas ndeshjes:
Afrim Shahini (Drita): “Gjatë tërë lojës kundërshtari u mbrojt e lojtarët e mi u angazhuan, mirëpo nuk ia dolën të shënojnë. Ne nuk patëm as fat. Duhet të vazhdojmë më tutje, na pret punë e vështirë”.
Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 300. Gjyqtarë: Vula, Këpuska, Preniqi, Maloku. Kartoni i verdhë: Haliti, Rexhepi – Idrizi, Pevqeli.
Drita: Huruglica, Baxhuku, Haliti, Syla, Tusuni, Berisha, Kelmendi (Rexhepi), Limani, Gashi, Sermaxhaj (Ajdari), Murati.
Trepça: Ademi, Osmani, Latifi, Kutllovci, LLapashtica, Voca, Balija, Idrizi, Pevqeli (Lladrovci), Babaj, Vinarci (Tahiri). /rajonipress/.