FIDANISHTJA

Janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë të gjitha përgatitjet dhe itinerarin e aktiviteteve për shënimin e 17 shkurtit – 5 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Aktivitetet përfshijnë homazhe në varreza të dëshmorëve dhe lapidarët në qytet, ekspozitë në fotografi nga dita e shpalljes së pavarësisë, koncert i muzikës popullore nga ansambli i këngëve dhe valleve popullore “Shota”, turneu i basketbollit në karroca, koncert për fëmijë dhe në mbrëmje mbyllet me një koncert festiv me solistët e qytetit para Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Veton Nevzadi ka thënë se drejtoria të cilën ai e drejton pos shumë aktiviteteve të ngjeshura që ka, një kohë të veçantë i kushton edhe shënimit të kësaj feste dhe të gjitha festave të tjera shtetërore, kombëtare por edhe ditëve të veçanta ndërkombëtare të cilat bien në sektorin e kulturës.

Mobi Casa

Sa i përket shënimit të ditës së Pavarësisë së Kosovës, drejtoria e kulturës aktivitetet i fillon nga data 16 shkurt ku është e paraparë një ekspozitë e fotografive nga Dita e Shpalljes se Pavarësisë që mbahet në ora 10:00 në sheshin para Teatrit të qytetit, ndërsa koncerti i muzikës popullore nga ansambli “Shota” mbahet në sallën e teatrit në ora 18:00 dhe kështu përfundojnë aktivitetet në ditën e parë. Dita e dytë e festës, pra dita e shpalljes së Pavarësisë në ora 10:00 nis me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet, pastaj në ora 11:00 është organizuar një turne i basketbollit me karroca, në orën 11:00 mbahet një koncert për fëmijë, nga ansamble dhe Grupe të fëmijëve të qytetit dhe përmbyllet me koncertin e madh festiv nga ansamblet dhe solistët e qytetit që pritet të filloj në ora 18:00.

Me këtë rast, Komuna e Gjilanit, uron të gjithë qytetarët për 5 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.