ARKATANA

Janari i vitit 2024 fillon me shpresa reale dhe “ëndrra” për shumë të rinjë gjilanas

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shumë të rinjë po edhe qytetar të moshave të ndryshme janarin e vitit 2024 kur edhe nis qarkullimi pa viza për në Evropë, për ta mendohet si ditë e fatit të jetës së tyre. Të anketuarit thonë se më mirë i nënshtruar në perëndim, sesa i vdekur për së gjalli në Kosovë.

“E pres me padurim 1 janarin 2024 dhe jo vetëm unë, po edhe shumë të tjerë që njoh unë e presin me padurim këtë ëndërr dhe shpresë ndoshta realen tonën”. Kështu shprehet një student i cili edhe është kamarier në një kafiteri të Gjilanit.

“Askush nuk duhet të na mohoj këtë të drejtë sepse më mirë i nënshtruar në perëndim se sa i vdekur për së gjalli në Kosovë. Asnjë qeveri, e sidomos kjo e Kurtit nuk kanë punuar për të rinjtë. Pse të rri këtu e të bëhem rob i vetës dhe i familjes, e di që nuk është e lehtë as atje, por fatit kurrë si dihet” thotë ky student.

Selamiu një qytetar tjetër i moshës 49 vjeçare thotë se është bërë gati që të filloj vizitën e tij të zorit për në perëndim. ”Nuk e braktisi nga dëshira Gjilanin është kundër vullnetit tim, po me pagën që marr unë kurrë shtëpi nuk mundem me ndërtue, mos të flas me zhvillue familjen ose mi shkollue fëmijët”.

UBT

Ndërsa Muhabija një qytetar tjetër rreth të 50-tave thotë se nuk e ka ndërmend ta braktisë vendin.”Vallah unë jo, se kam ndërmend ta braktisë vendin, do të jetoj dhe punojë këtu sepse vendi ka nevojë edhe për njerëz të tillë. E kam një pagë mesatar e cila s’është e mjaftueshme, po edhe e keqe s’është” shprehet Muhabija.

Elviri një tjetër i ri gjilanas mendon se Qeveria dhe shteti i Kosovës nëse nuk ndërmerr ndonjë hap joshës për rininë, jo vetëm Gjilani, po e tërë Kosova ndryshe do të duket pas 1 janarit 2024.

“E dëgjova Kurtin kur tha se nuk do ta braktisin vendin të gjithë, e mirë oj melaqe pse mos me braktisë, cila është arsyea që unë të qëndrojë këtu me 300 euro pagë e t`i me 3000 euro. Jo Albin mashtruesi e ju qeveritar e deputet rrenca. Po punoni veç për vete e asgjë për të rinjtë. LDK e PDK veç zgjedhje partiake po mbajnë dhe nuk po mendojnë aspak për të rinjtë. Rrnoftë janari 2024” shprehet i revoltuar Elviri./rajonipress/