FIDANISHTJA

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova” – Xhaka me deklaratë të fuqishme në dokumentarin për Helvetikët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e Zvicrës është duke krijuar një dokumentar të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa Granit Xhaka është pjesë kyçe e tij, raporton 20min.ch.

Në sekuenca të dokumentarit, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane thotë fjalë që shumë prej nesh duan t’i dëgjojnë, rreth prejardhjes së tij.

Në të përfshihet edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita, që flet rreth jetës së tyre.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Fundamenti

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.

“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, potencon më tej ylli i Arsenalit.

Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Serbisë.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, shton më tej Xhaka. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.