FIDANISHTJA

Jam i pamposhtur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Jam i pamposhtur, Lëshoj kushtrim, Kam shumë zemra, Në trupin tim

Disa rrahin
Në gjoksin tim,
Të tjerat më rrahin
Në mërgim.
Më mbajnë të fortë,
Më bëjnë trim
Të gjitha janë
Nga gjaku im.
Jam tokë e vjetër
Shkëmb e gurë,
Kam shumë zemra
Nuk shuhem kurrë.
Mbes me shpresë se vjen një ditë
Prej Prishtinës në Mirëditë
Përmbi shkëmb e përmbi gurë
Të valojë veç një flamur!

FIDANISHTJA

Arben Kurteshi