Hidromorava

“Jam i lumtur, ndihem si në shtëpi”, Arbnor Muja flet pas debutimit me gol te Samsunspori

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi shqiptar, Arbnor Muja ka shënuar në debutim të skuadra turke, Samsunspor dhe pas ndeshjes ka treguar ndjenjat që po përjeton në ditët e para.

Djaloshi mitrovicas la Anëterpin për t’u transferuar te klubi turk dhe vetëm pas tri ditësh debutoi me fanellën e Samsunsporit në fitoren 2-0 ndaj Antalyasporit.

Sauditët ndëshkuan në mënyrë drakonike futbollistët për rebelimin ndaj Mancinit, më së …Theren me thikë dy persona në Prizren, rasti po hetohetEdona James flet për kohën kur ndërroi gjininë: Nuk kam guxuar të dalë në rrugë, është …Një tornado ka goditur ishullin Rodos të Greqisë – vijnë detajet dhe pamjet nga atjeNdalohet një 39-vjeçar në Shkup, kapet me lëndë narkotike

25-vjeçari u inkuadrua në minutën e 69-të në ndeshjen e javës së 25-të dhe shënoi nga brenda zonës në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar.

FIDANISHTJA

Pas debutimit dhe golit, Muja u intervistua nga mediat turke, ku nuk hezitoi të tregoj se ndihet i lumtur me golin, fitoren dhe te klubi i ri ndihet si në shtëpi.

“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë dhe jam i lumtur që fituam. E kam ditur që një atmosferë e tillë na pret në stadium, pasi kemi tifozë të jashtëzakonshëm. Jam po ashtu shumë i lumtur që jam lojtar i Samsunsporit. Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë dhe kjo më bëri shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht Muja pas ndeshjes.

“Jam për kohë të shkurtër këtu, për vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu”.

“Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të adaptohesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.