Hidromorava

Jalla mora rrugën (Parodi)

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Jalla, mora rrugën, lale, Me shku’ n’ hangari – e … Jalla , m’ zuni nata, lale, Bujta n’ Hungari – e , Of, aman , aman !

Jalla , m’ zuni nata , lale ,
M’ çeli drita …
Jalla , këtë mashtrim , moj lale ,
Unë nuk e prita ,
Of, aman , aman !

Jalla , lehtë kalova , lale ,
Nëpër Beograd – e …
Jalla , e pagova , lale ,
Bacin Millorad – e ,
Of, aman, aman !

Jalla , refugjatë , moj lale ,
Vijnë nga çdo krahinë – e …
Jalla, fort po tutna , lale,
Na çojnë n’ Ukrainë – e,
Of, aman, aman !
Jalla, m’ kanë mashtrua , lale ,
Se isha i ri – e …

Uji Dea

Jalla , ma lëshuan mjekrën , lale ,
M’ çuan në Siri – e ,
Of , aman, aman !
Jalla , prit me muaj , lale,
Jalla, prit me vjet –e …

Jalla , s’ gjeta punë, moj lale,
As me fakultet – e ,
Of, aman, aman !
Fusha e Kosovës , lale,
Gropa, gropa …
Me u marrë me punë t’ tokës , lale,
Po na qeshë Evropa ,
Of, aman, aman !

Gjilan , më 14.01.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.