GRANDEMALL

Jakupi: Vetëvendosje në panik, PDK po bënë lojëra

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Draft-marrëveshja politike e Lëvizjes Vetëvendosje e publikuar mbrëmë, e cila iu jepte postet më të rëndësishme pas pozitës së Kryetarit, si dhe gati gjysmën e drejtorive komunale ishte befasi për votuesit e VV-së por edhe qytetarët e Kamenicës. Kështu mendon njohësi i çështjeve politike Amir Jakupi. Sipas tij diferenca prej 800 votash mes Qëndron Kastratit dhe Shaip Surdullit në ballotazh është e papërfillshme. “Vetëvendosje është në panik dhe po mundohet me çdo kusht të lidh marrëveshje me AAK-në dhe AKR-në para raundit të dytë, jo për shkak të numrave në Kuvendin Komunal”, ka thënë Jakupi.

Ai ka dhënë arsyet pse PDK-në askush nuk po e do në koalicion para balotazhit. “PDK akoma nuk ka arritur ta marrë veten pas 22 tetorit. Kjo parti është e ndarë në tre fraksione dhe asnjë prej drejtuesve të saj nuk mund ta orientojë elektorati. Është edhe frika se mund t’i dëmtojë kandidatët për shkak të pakënaqësisë popullore për punën në katër vitet e fundit. Edhe në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme të kësaj partie, kryesia ka qenë e ndarë se kë do ta mbështes në balotazh, e jo unanime siç u theksua në komunikatë”, është shprehur Jakupi.

Mobi Casa

Jakupi parasheh se rezultati i 19 nëntorit do të jetë i ngushtë, ndërsa e sheh të pamundur arritjen e marrëveshjes me dy partitë (AAK dhe AKR) nga ndonjëri prej kandidatëve për kryetar. “Siç kanë njoftuar partitë, sonte do të vendoset se kush kë do ta mbështes në balotazh. Por e shoh të pamundur AAK dhe AKR t’i bashkohen njërit kandidat. Ato do të ndahen, edhe për shkak të apetiteve dhe kërkesave të mëdha që kanë për hisen në pushtet”.

Jakupi tha se draft-marrëveshja e VV-së e cila i jep shumë pushtet AAK-së dhe AKR-së e zbeh kauzën e kësaj partie për ndryshime rrënjësore në Kamenicë. “Edhe në rast se fiton kjo parti nuk shoh asnjë ndryshim në qeverisje. E keqja e VV-së janë një numër i madh i PDK-istëve dhe AAK-istëve të konvertuar, të cilët do t’i shohim përsëri në pozita kyçe” ka deklaruar ai. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.