United Hospital

Jakupi: S’ndalet hovi i luksit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – OJQ “Fortesa” kundërshton blerjen e veturave të reja nga Komuna e Kamenicës. Sipas kësaj organizate, qeverisja aktuale e Komunës nuk po e ndalë hovin e luksit. “Ashtu sikurse shumica e premtimeve të krerëve komunalë që janë tretur si kripa në ujë, edhe zotimi për uljen e trendit të blerjeve dhe përdorimit të veturave zyrtare nuk po mbahet”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj organizate, Amir Jakupi.

Ai e ka kundërshtuar blerjen e veturës së re, për të cilën Komuna ka nisur procedurat e tenderimit. “Vitin e kaluar Komuna shpenzoi 50 mijë euro për vetura, të cilat në të shumtën e rasteve përdoren për qëllime private. Derisa gjysma e popullatës së Kamenicës jeton në varfëri, kjo qeverisje po bënë jetë luksi”, është shprehur më tej Jakupi.

UBT

Përmes një reagimi, monitoruesi i “Fortesës” ka thënë se “Përdorimi i veturave zyrtare pa aprovim, pa shënim të destinacionit dhe qëllimit” kanë qenë edhe vërejtje të Auditorit dhe nuk janë përfillur. “Mashtrimi elektoral me shitjen e xhipit dhe ndaljen e luksit, keqpërdorimi i parasë publike, kurdisja e tenderëve, mosndëshkimi i zyrtarëve që s’japin llogari dhe që e rrjepin buxhetin, të tjerëve që përdorin asetet publike dhe nuk kryejnë asnjë punë, nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i rrugës së udhëheqjes së ndëshkuar me votë në fund të vitit 2013”, ka deklaruar Amir Jakupi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.